A1 Report - Tallashi 'i vë flakën' Pyllit të Sodës

2015-08-22 2

VLORË - Pylli i Sodës u përfshi nga flakë të konsiderueshme zjarri pasditen e së hënës të cilat u përhapën masivisht si pasojë e një sasie të madhe tallashi të hedhur në këtë zonë.

Sipas shefit të zjarrfikësve, dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme nga personat që kanë hedhur tallashin. ?Ne kemi ardhur me të gjitha forcat zjarrfikëse. Kemi luftuar zjarrin për disa minuta dhe mendohet se ky zjarr është i qëllimshëm. Ata që kanë shkarkuar tallashin mund ti kenë vënë edhe zjarrin vetë dhe pastaj ka marrë dhe pylli?.

Rreth 20 forca zjarrfikëse, 3 automjete dhe 15 forca të repartit delta forcë u angazhuan për shuarjen e zjarrit i cili shkrumboi rreth 5 hektarë.