"Mushkëria e qytetit" të Vlorës lëngon prej vitesh. Pushteti lokal dhe ai qwndror duket se kanë dështuar për ta mbrojtur Pyllin e Sodës. Gjithë mbetjet e hedhura nga vizitorët janë aty ndër pisha.
Jo vetëm mbetje ushqimore por edhe inerte të hedhura pa kriter.
Eksperti i mjedisit Simo Ribaj flet për faktorët kryesorë që po çojën drejt degradimit rreth 750 hektarë me pisha.
Një pjesë e Pyllit të Sodës është zonë e mbrojtur dhe menaxhohet nga AKZM, ndërsa një pjesë tjetër është nën kujdesin e Bashkisë së Vlorës. Ndotja është më e madhe pikërisht në hapësirën që menaxhohet nga Bashkia.
Në muajin korrik, Prefekti i Vlorës prezantoi nismën për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e pyllit, por faktet tregojnë se edhe ky projekt nuk po funksionon.
Pylli i Sodës është një pyll artificial i krijuar pas rreth viteve 1960 në një zonë moçalore e me duna rëre. Por në vend qe të pasurohej me pemë të reja, ai po shkon drejt degradimit të plotë.