Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e ka bekuar ligjin për turizmin duke e kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend. Përmes një njoftimi në faqen e presidencës Kreu i Shtetit e cilëson këtë ligj antikushtetues dhe për këtë arsye ai rendit argumentet dhe arsyet e kthimit të këtij ligji. Së pari sipas nishanit fondi për financimin e projekteve nen fushën e turizmit nuk i nënshtrohet rregullave te prokurimit publik duke rënë ndesh më nenin 7 të ligjit të prokurimeve.
?Në ligj në pikën 4 të nenit 31 është parashikuar se ky fond mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik. Pra legjislatori, ka parashikuar se Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit mund ta përdorë këtë fond pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik, ndërkohë që ligji nr.9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimet Publike në R.SH-së?, i ndryshuar, në nenin 7 të tij nuk ka përjashtuar aplikimin e rregullave të prokurimeve në rastin e përdorimit të fondeve në fushën e Turizmit. Duhej më parë të ishte parashikuar përjashtimi në ligjin bazë të Prokurimeve, në mënyrë që të bëhej një rregullim i tillë në nenin 31/4 të ligjit.?- thuhet në argumentimin e Presidentit Nishani.
Një tjetër nen që shkel kushtetutën është ai 34/2 dhe 3 që përcakton kalimin e pasurive të paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin . sipas nishani u merren kompetencat njësive vendore