Opozita ka një mision të qartë, e ky është zgjimi i reagimit qytetar përballë veprimeve të fundit të qeverisë. Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka e lidh këtë situatë me aktin e fundit të qeverisë për uljen e shpenzimeve në buxhet. Sipas tij, vendimi është marre në kundërshtim të procedurave ligjore, e kjo me një synim të qartë, për të fshehur vjedhjen e 160 milion dollarëve. Sipas Palokës kjo rëndon drejtpërdrejtë tek ekonomia e çdo shqiptari.
?Ajo që ne do kërkojmë nga shqiptarët është reagimi, shqiptarët më në fund duhet të kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë më të tundin kokën për një qeveri që i grabit përditë dhe po i çon drejt rrënimit. Aktet normative përdoren në raste emergjence, që këtu fillon skandali. Sigurisht kjo u bë për të fshehur në një farë mënyre këtë realitet. Grabiten 160 milion dollarë qytetarëve shqiptarë në mes të ditës ka ardhur koha që shqiptarët të reagojnë për vete jo për partinë demokratike nëse nuk reagojnë atëherë e meritojnë këtë qeveri meritojnë këtë kryeministër meritojnë këtë mazhorancë?, - shprehet Paloka.
Në këto kushte Paloka hedh poshtë çdo mundësi për koalicion, me cilëndo forcë politike në pushtet.
?Askush nuk mund ta mendojë një koalicion apo një afrim të Partisë Demokratike me LSI apo me këdo tjetër që është pjesë e kësaj të keqeje të madhe që sot quhet mazhorancë dhe po drejton Shqipërinë?, - tha Paloka.
Por ka dhe raste përjashtimi, e këtu bëhet fjalë jo për koalicion politike por për bashkëpunim për reforma jetike për shqiptarët.
?Kemi disa pikësynimet tonat duke filluar nga dekriminalizimi i parlamentit, ndryshimet e nevojshme në kushtetutë dhe gjithçka tjetër që shkon në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe sigurisht për këto mund të bashkëpunojmë me këdo, por absolutisht nuk shohim te kjo mazhorancë aq më tepër të LSI ndonjë lidhje apo afrimitet që të mund të na çojë në një koalicion të mundshëm?, përfundoi nënkryetari i PD-së Edi Paloka.