TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo" pranon se PD i ka humbur zgjedhjet, por shprehet se shifrat janë premtuese, megjithatë ai deklaron se në muajin shator do të zhvillohet edhe analiza e zgjedhjeve për të nxjerrë defektet dhe gjërat të cilat nuk funksionuan.
Gjatë emisionit ai tregoi edhe një detaj nga defektet, sipas tij kishte disa seksione të partisë që u zbuluan vetë pak ditë para zgjedhjeve që nuk ekzistonin fare, pasi anëtarët ose kishin ikur në emigrim, ose kishin kaluar në ditëtë e fundit me LSI.