A1 Report - Dëshmia që fundos tragetin ‘Bridge’ u hoq si e parëndësishme

2015-08-22 7

Oficeri gjyqësor nuk përfshiu fare në dosje dëshminë që vërteton neglizhencën e stafit të tragetit në rastin e hedhjes në det të Gentian Petës. Në dosje janë dy dëshmi të përgjithshme, por ajo e Vasil Zefit u hoq si e parëndësishme

Oficeri: Kur dole ti ke bordi a kishin ardh ato te personelit dhe sa persona fiksove ti per pasagjerve
Vasil Zefi: Kane qen 3 persoan
Oficeri: Cfar po benin ato
Vasil Zefi: Po mereshin me gomonet e vogla
Oficeri: Po mereshin me vark shpetimit per ta ulur ne uje
Vasil Zefi: Po
Oficeri: Ehe pastaj
Vasil Zefi: Ato nuk punonin fare

Kjo është dëshmia më e rëndësishme e dosjes hetimore të hedhjes nga trageti ?Bridge? një vit më parë të shtetasit Gentian Peta. Deklarime të cilat tregojnë qartë se stafi i sigurisë së tragetit nuk ka zbatuar procedurat për kërkimin dhe shpëtimin e personit në det.

Vasil Zefi: Ne e pyetem pergjegjesin pse nuk punojne dhe si ka mundesi, ai na u pergjigj une hidhem edhe vet ne det por po nuk me dhane urdher une nuk hidhem dot
Oficeri: Keshtu pa vark
Vasil Zefi: Po pa vark, une jam hedhur nga ketu me qindra here dhe kam shpetuar

Dëshmia në fjalë është e marrë me shkrim dhe me audio nga oficeri i policisë gjyqësore Ilir Bishtaja. Por çfarë ndodh. Në informacionin referues oficeri gjyqësor nuk e përfshin fare deklarimin e pasagjerit Vasil Zefi.

Në relacionin e përfshirë në dosjen hetimore janë përshkruar dëshmitë e dy pasagjerëve të tjerë që thonë gjëra të përgjithshme rreth asaj që kanë parë e dëgjuar dhe nuk japin asnjë argument për mosfunksionimin e varkave të shpëtimit dhe neglizhencën e stafit të sigurisë së tragetit.