TIRANË - Pas votave që i sollën fitoren më 21 Qershor, Erion Veliaj, ish-ministri i qeverisë Rama, ulet për herë të parë në karrigen e kryebashkiakut të Tiranës. Çelësat e Bashkisë do t?ia dorëzojë nënkryetari aktual Enno Bozdo, pasi Lulzim Basha ka zgjedhur të mos jetë pjesë e lënies së drejtimit të Bashkisë së kryeqytetit pasi e udhëhoqi atë për 4 vjet.
Ish-ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise u nis drejt detyrës së re pikërisht nga partia që e zgjodhi kandidat në garën elektorale të 21 qershorit.