A1 Report - Veliaj betohet si kryebashkiak "Le t'i futemi punës që nga sot"

2015-08-22 0

TIRANË - Betohem! Me këtë premtim për t?i shërbyer qytetarëve të Tiranës, Erion Veliaj u ul për herë të parë në karrigen e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, Tiranës së 1 milion banorëve, në krye të këtij posti të cilin do ta mbajë për katër vitet e ardhshme.

Një muaj e 9 ditë pasi fitoi me votë përballë kandidatit të së djathtë Halim Kosova, kryetari i ri i bashkisë mori në dorë çelësat e kryeqytetit të cilët i kishte lënë i larguari Basha që preferoi të mos ishte vetë prezent.


Megjithëse në zyrë e priti demokrati Eno Bozdo, të djathtët nuk e respektuan deri në fund betimin e socialistit Veliaj në këshillin e ri bashkiak duke braktisur sallën. Jo për ndonjë qëllim të keq ndaj kryetarit, por për shkak të prezencës së ministrit te Pushtetit vendor Bledi Çuçi në mbledhje, i cili per demokratet simbolizon "shkaterrimin e pushtetit vendor" me ndarjen e re territoriale qe e reduktoi numrin e bashkive ne 61.

Përtej polemikave me demokratët kryetari i ri i kryeqytetit në fjalën e tij vartësive ua bëri të qartë se ka filluar puna.

?Ndërhyrjet urgjente do i fillojmë që sot. Gjatë fushatës na u dha harta e problematikave emergjente si plehrat, hapësirat e zëna, mungesa e parqeve, kjo hartë është lista e detyrave dhe punëve tona duke filluar që sot. Ti futemi punës që sot e t?ia fillojmë se qytetarët presin shumë e 4 vitet kalojnë sa hap e mbyll sytë. 4 vite pas nuk dua të vij me listë justifikimesh pse nuk janë bërë punët. Na priftë e mbara të gjithëve?, tha Veliaj.

Por para këtij momenti, Veliaj nuk e fshehu aspak emocionin e ditës së parë si kryeqytetar i Tiranës. Që herët në mëngjes zbriti në selinë e Partisë Socialiste për të pritur orën e betimit para këshilltarëve ku ndoqi mbledhjen deri pranë afrimit të pikës së fundit të rendit; betimin e kryetarit të ri! Ish-ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise u nis drejt detyrës së re pikërisht nga partia që e zgjodhi kandidat në garën elektorale të 21 qershorit. Veliaj mori në këmbë rrugën drejt bashkisë dhe bashkë me stafin e ngushtë e shoqëroi edhe ministri i Pushtetit Lokal Bledi Çuçi. Rruga e zgjedhur për të shkuar nga PS në bashki ishte në respekt të rregullave të qarkullimit për këmbësorët edhe pse në vijë ajrore dy ndërtesat janë vetëm 150 metra larg.

Veliaj u ndesh me përshëndetjet e kalimtarëve dhe respektin e makinave që nuk e lanë të pres në vijat e bardha kjo edhe për meritë të kamerave që i hapnin rrugën kryetarit të ri. Rrethi i plotë i sheshit ?Skënderbej të ideuar nga paraardhësi Basha ia zgjati pak rrugën Veliajt.

Në derën e Bashkisë ishin me dhjetëra qytetarë të cilët e përshëndetën edhe me duartrokitje e bashkë me ta edhe Kreu i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, nënkryetarja Vjollca Braho dhe këshilltari Shezai Rrokaj.

Me ndarjen e re administrativo territoriale nga 55 këshilltarë, bashkia e Tiranës ka 61. Me propozim te mazhorances keshilltaret rimandatuan ne krye te Keshillit Aldrin Dalipin ndersa nenkryetare u zgjodh Vjollca Braho, propozim i PDIU-se. Në mung...

Free Traffic Exchange