TIRANË - Përfaqësuesja e PDIU Albina Nanaj është këshilltarja e parë bashkiake e Tiranës e mbuluar me veshjen myslimane. Në një intervistë për A1 Report ajo u shpreh se shoqëria shqiptare ka nevojë për kontributin e gruas muslimane.
Nga ana tjetër ajo ka theksuar se laiciteti i shtetit është i nevojshëm dhe se nuk e pengon përfshirjen e gruas myslimane në institucione.
Ka shumë që mendojnë që emancipimi i gruas me gruan myslimane nuk shkojnë ju si do t?i përgjigjeshit këtyre zërave.
?Këto lloj zërash ekzistojnë si në pjesën e shoqërisë që është disi skeptike dhe islamofobe, por ekzistojnë edhe vetë brenda myslimaneve. Çështja është që përqafimi i Islamit nuk e pengon një grua që të shkollohet, të jetë pjesë e jetës publike dhe të japi kontributin e saj jo vetëm në familje dhe në rrethin e ngushtë shoqëror por edhe më gjerë çka do të thotë që Islami e nxit gruan që të shkollohet të arsimohet dhe të japi kontributin e saj edhe shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për kontributin e zonjave myslimane. Në kushtet në të cilat ne jetojmë e mbështes faktin që shteti është laik. Në Shqipëri bëhet një ngatërrim mes laicitetit të shtetit dhe ateizmit . Shteti laik nuk e mohon ekzistencën e Zotit nuk e mohon besimin fetar përkundrazi ja garanton lirinë dhe të drejtat njeriut për të besuar dhe për të ushtruar besimin e tij fetar. Laiciteti të garanton mospërfshirjen e dogma fetare në vendimet që merr shteti por jo mospërfshirjen e individëve që shfaqin religjionin e tyre.?-tha Nanaj.