TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për dosjen "Imami" dhe 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, që janë denoncuar nga Kodheli për abuzime në shumë prej 1.2 milionë dollarësh.
Hetimi do të drejtohet nga anëtarët e Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës. Pas kallëzimit penal nga ministrja Mimi Kodheli, dosja ishte dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Por pas verifikimeve të rastit, kjo dosje është deleguar për moskoopetencë në Prokurorinë e Tiranës.
Hetimet do të bëhen me qëllim për të parë, nëse në këtë dosje ka elementë të veprës penale atë të "shpërdorimit të detyrës".
Nëse gjatë hetimit prokurorët do të konstatojnë vepër penale në ngarkim të ish-ministrit, Arben Imami, ky i fundit do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila do të kërkoj edhe heqjen e imunitetit si deputet që është.
Ndërkaq, zyrtaret e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes do të hetohen nga ana e Prokurorisë së Tiranës.