Teksa aksionet e policisë shqiptare për të luftuar mbjelljen e lëndëve narkotike janë shtuar, kultivuesit kanë menduar të gjejnë territore te reja ku të mbjellin bimën narkotike.
Dy shqiptarë që mendohet se janë nga zona e Leskovikut i kanë hedhur sytë nga trojet shqiptare në Greqi, konkretisht në Konicë.
Në pyjet e këtij fshati në një zonë pranë kufirit shqiptar policia greke zbuloi një parcelë me 1142 rrënjë canabis sativa.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shqiptare të moshës 25 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
A1 Report sjellë foto nga parcela me lëndë narkotike
Bimët e canabisit varionin nga 0.15 deri ne 1.47 metra lartësi.
Policia greke vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshira në këtë rrjet.