A1 Report - Rezolute per BSH: "Shtrengim bankave, jo para jashte kufirit"

2015-08-22 1

TIRANË - Komisioni i Ekonomisë kaloi projektrezolutën për performancën e Bankës së Shqipërisë në vitin 2013, duke dalë me disa propozime, ndër më kryesoret ajo e nevojës së mbajtjes së investimeve të bankave private brenda kufirit Shqiptar. Sipas ish-ministrit të financave Ridvan Bode politikat e Bankës së Shqipërisë duhet të shtrëngojnë këtë fenonem, ndërsa relatori i projektrezolutës Anastas Angjeli, ka deklaruar se Banka duhet të ndërhyjë më shumë në sistemin financiar, në mbështetje të ekonomisë.

Projektrezoluta mbi performancën e Bankës së Shqipërisë është diskutuar për herë të parë në komisionin e ekonomisë, konkluzioni kryesor i të cilës ka qenë diskutimi për nevojën e një politike që do të frenojë daljen e kapitalit financiar, në formën e investimeve nga bankat private jashtë Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte diskutimi mbi nevojën e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e dobët5 të kreditimit dhe për të ndaluar më tej rritjen e kredive të këqija.

Ndër pikat e tjera kryesore, të diskutuara në komision ishin nevoja për kreditimin e ekonomisë përmes bankave si dhe formulimi i një politike bashkëpunuese për frenimin e kredive të këqija.

Po kështu socialisti Angjeli kritikoi shpenzimet e Bankës së Shqipërisë për shpenzimet dhe shpërblimet e larta në paga dhe dieta.

Projektrezoluta e hartuar është dhe e para që diskutohet dhe hartohet në një komision përmes një diskutimi të hapur mes deputetëve.

Free Traffic Exchange