TIRANË - Për kryeministrin Rama komisariati dixhital është një histori suksesi që në pak muaj frenoi vrasje e grabitje.
Por qeveria e joshur nga teknologjia lançon projektin e ri: ?Spiunë dixhitalë për çdo polic në terren?
Ai përshëndeti dhe vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve më policinë, në denoncimin e të gjitha rasteve që ata kanë evidentuar në shkelie të ligjit.
Kryeministri tha se kjo është shifra më e madhe e denoncimeve të ardhura në komisariatet e policisë që prej vitit 1992 duke u bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të bashkëpunojnë me policinë dhe të denoncojnë të gjitha rastet sepse kështu kontribuojnë për një shoqëri të qetë, larg çdo kërcënimi.
?14 mijë denoncime në 10 javë janë një shifër fantastike për të besuar në suksesin e aplikacionit dhe në historinë e suksesit të përditshëm të policisë së shtetit, për tu bërë më shumë të efektshëm në kohë reale, në dhënien e përgjigjeve të qytetarëve dhe konsolidimin e orareve.
Me këtë instrument policia ka arritur që në kohë reale tu japë përgjigje një numri të konsiderueshëm përgjigjesh e shqetësimesh e të parandalojë vrasjet e grabitjet si shkak i lajmërimeve nga qytetarë aktiv.
Do vijojmë të punojmë në krijimin e bindjes së qytetarëve se në rast se angazhohen dhe bashkëpunojnë me policinë ja vlen. Është një përpjekje me rezultat. Shifrat e 10 javëve flasin vetë. Ka shumë gjëra akoma për të ndërtuar e për të thënë. Ka akoma për tu bërë në monitorim dhe në cilësinë e reagimit, por është e sigurtë që do ja dalim. Sepse gurë gurë do të ngrihet një mur i madh midis institucionit, policisë së shtetit dhe qeverisë për të parandaluar sjellje të këqija që bien ndesh me sjelljen e përbashkët të komuniteteve për të jetuar në mjedise ku rendi ligjor është i padiskutueshëm.
Po fillojmë të marrim frutet e para të një pune të ndërtuar me themel për rimëkëmbjen dhe rilindjen e vendit.
Në 6 mujorin e parë të vitit ne kemi 50% më pak vrasje krahasuar me çdo vit. Nga 92 deri më sot ka 50% më shumë raste të zbuluara dhe kjo është një e dhënë shumë inkurajuese. Është fakt që Shqipëria ka ndryshuar pozicion edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë në asgjësimin dhe parandalimin mbjelljes së drogës. Nuk ka paqe midis atyre që trafikojnë drogë dhe Policisë së Shtetit?, - tha Rama.