A1 Report - 'Shkrirja' e komunave, qytetarët me sytë drejt bashkive të reja

2015-08-22 1

Banorët që jetojnë në zona që deri dje administroheshin nga komunat kanë dyshime nëse bashkitë e mëdha do kenë në fokus edhe problemet e tyre. A1 Report u njoh nga afër me punën e këtyre njësive vendore gjatë kësaj periudhe tranzitore dhe me pritshmëritë e qytetarëve nga bashkitë e reja.

Komuna e Balldrenit vijon punën normalisht
?Nuk kemi informacion për shërbimet që do na ofrojë?

Komunat si njësi administrative tashmë i përkasin së shkuarës pasi me ndarjen e re territoriale në vend do të jenë vetëm 61 bashki. Shqetësimet e banorëve që jetojnë në zona që deri dje administroheshin nga komunat janë të shumta dhe dilemat nëse bashkia e madhe do t?i ketë në ?radar ? problemet e tyre është prezente tek ta.

Ndërsa krerët e 10-njësive vendore të Lezhës e kanë përfunduar mandatin e tyre dhe pritet konstituimi i Bashkisë së madhe, qytetarët kërkojnë shërbime. Për të parë se si funksionojnë njësitë vendore në këtë periudhe tranzitore me kamerën e A1 REPORT kemi vëzhguar një ndër komunat më të mëdha të rrethit të Lezhës, atë të Balldrenit.

Ndonëse se puna në këtë njësi administrative vijon normalisht, banorët reformën territoriale vijojnë ta shohin me skepticizëm sa i përket shërbimeve që do tu ofrohen.

Sekretari i kësaj njësie vendore, Altin Mema, pohon së komuna do vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve deri në zgjedhjen e administratorit të ri.

?Ashtu si para zgjedhjeve të 21 Qershorit komuna e Balldrenit ka vijuar punën normalisht dhe gjithë administrata është në funksion të shërbimit të publikut. Nuk është ndërprerë asnjë shërbim, ndërsa një vëmendje e veçantë gjatë kësaj periudhe kohore po i përkushtohet më së shumti shërbimit të emigrantëve siç është pranë zyrës së gjendjes civile apo dhe për plotësim të dokumentacionit që mund t?ju nevojitet. I vetmi shërbim që është ndërprerë por që nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë me publikun është titullari komunës i cili nuk ka të drejtë të veprimeve financiare ndërsa të gjitha shërbimet e tjera qoftë për plotësim të dokumentacionit të ndihmës ekonomike pranë syrëz së tatim taksave apo edhe për leje të ndryshme provizore komuna vijon punën e qetë?, u shpreh sekretari i Komunës Balldre Altin Mema.

Free Traffic Exchange