A1 Report - Korçë, zjarri i merr jetën në gjumë nënës dhe dy fëmijëve

2015-08-22 0

KORÇE - Esmeralda 52-vjeçare dhe dy fëmijët saj Kristina dhe Tedi , 20 dhe 18 vjeç ishin në gjumë kur një zjarr i rënë në banesën e tyre u ka marrë atyre jetën. Ngjarja tragjike u shënua mëngjesin e hershëm të kësaj të enjteje rreth orës 03:00 në lagjen numër 2 të qytetit të Korçës.

Esmeralda Cicani dhe dy fëmijët e saj të rinj humbën jetën në gjumë si pasojë e asfiksisë nga flakët e fuqishme të zjarrit që ra në banesën e tyre në katin e parë të një pallati dy katesh pranë Liceut. Policia tha se zjarri u shkaktua nga nje shkendije elektrike.

Kryefamiljari Aleksandër Cicani është i vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi, jo për faktin se mundi të dalë gjallë prej zjarrit. Puna si roje nate i ka shpëtuar jetën 60-vjçarit, pasi në momentin e ?pushtimit? të banesës nga flakët ai nuk ka qenë në shtëpi. E megjithatë, Aleksandrit i duhet të përballojë dhimbjen për humbjen e të dashurve të tij.

Gjithçka brenda banesës është shkrumbuar, çka dëshmon se pas asfiksisë që i ka marrë jetën ndërsa ishin duke fjetur nënës dhe dy fëmijëve të saj, të ndjerët kanë marrë plagë të shumta djegieje thuajse të shkrumbuar.

Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

Free Traffic Exchange