A1 Report - Zjarr në Krastë të Krujës,shpërthimi dyshohet nga municionet e fshehura

2015-08-22 1

KRUJË- Kurora e pyjeve në Krastë të Krujës është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme, ndërsa pranë vatrës ndodhet edhe ish depoja e raketave.

Pak minuta pas përhapjes së vatrës së zjarrit janë dëgjuar disa shpërthime që mendohet se janë të predhave luftarake të mbetura në pyll ndër vite.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa jeta e punonjësve ka qenë e rrezikuar nga shpërthimet.

Pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa, ndërsa puna e zjarrfikësve është përqendruar për pengimin e flakëve drejt depos ushtarake.

Disa hektarë pyje kryesisht pisha janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit.

A1 Report sjell pamje nga vatra e zjarrit, ndërsa prefekti I Durrësit, Roland Xhelili, në një lidhje telefonike për A1 Report pohon se po punohet për vënien nën kontroll të flakëve.

Xhelili pohoi se është evident rreziku i shpërthimit të predhave të mbetura aty ndër vite.

Terreni i thyer malor dhe era kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, ndërsa puna është përqendruar për neutralizimin e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Free Traffic Exchange