A1 Report - Femijet e "Zyber Hallullit" nje dite ekskursion ne qytetin e Krujes

2015-08-22 5

KRUJE- Kalaja e Krujës, një ndër objektet më të vizituara në këtë qytet, këtë herë kishte si vizitorë në grup fëmijësh nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë.

Grupi i vizitorëve i përbërë nga 25 fëmijësh u njoh nga afër në historinë lavdishme të kësaj kalaje, ndërsa më pas grupi i fëmijëve vizitoi edhe Muzeun Historik, teksa nga ciceronët u shpjegoi atyre vlerat historike të objekteve që gjenden në këtë muze.

Vizita e fëmijëve në qytetin historik u mundësua nga ministria e Turizmit dhe Zhvillimit Urban në kuadër të festës së "1 Qershorit".

Ministrja Eglantina Gjermeni, e cila shoqëroi grupin e fëmijëve në këtë vizitë, u shpreh së kjo kategori ka nevojë për më shumë mbështetje nga të gjithë.

Grupi i ekskursionistëve më pas zhvilloi një vizitë edhe në pazarin karakteristik të Krujës.