TIRANË- Në ditët e fundit të qeverisjes së tij në krye të bashkisë së Tiranës kreu Basha duket se po përpiqet të tregojë se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë duke u thënë se bashkia po punon dhe do të punojë pa ndërpreje deri në ditët e fundit.
Kreu i PD-së Basha inaguroi sot rikonstruksionin e çerdhes numër 29 në njësinë 3 të kryeqytetit duke theksua se ky investim do tu vijë në ndihmë rreth 150 të vegjëlve.
?Mbetet për mua pjesa më e bukur inagurimi i kopshteve sepse është puna e bërë drejtërdrejtë për të vegjlit.Këto kopshte e cerdhe kanë kushte dhe standarde europiane
Në këto 4 vite bashkia në progamin e kopdshteve dhe shkollave të mesme ja ka dalë të përfundojë investimin në mbi 30 objekt dhe 13 drejt përfundimit në total 64 objekte në 4 vite ?u shpreh Basha duke kërkuar që të ndiqet në të ardhmen model i tij i programeve të ndërtimit.