A1 Report - Harta e çmimeve, ja vlerat e truallit në qytetet kryesore

2015-08-22 4

TIRANE- Ndryshimi i formulës për kompensimin financiar të pronarëve, nuk do të prekë çmimin e tokave truall, të cilat kanë qenë të tilla dhe në momentin e sekuestrimit. Kështu në Tiranë duket se më të përfituarit do të jenë ata që e kanë pasur tokën në qendër të kryeqytetit në vitin 1945. Ku vlera e tokës shkon në 57 mijë lekë m2.

Ndërsa në zonat periferike vlera prek shifrën prej 10556 lekë m2. Sipas formulës së re do të jenë pronarët që tokën e kërkuar për kompensim e kanë në periferi të kryeqytetit. pasi çmimi do të jetë për zërin kadastral që kanë në momentin e sekuestrimit.

Përsa i përket Vlorës, harta e çmimeve është e ndarë në 4 zona. Ku çmimi minimal shkon në 6619 lekë m2 ndërsa vlera maksimale prek shifrën e 8300 lekë për një m2. Përsa i përket Shkodrës, qyteti është ndarë në 8 zona. Ndërsa çmimi minimal shkon në 8500 lekë ndërsa vlera më e lartë shkon në 10831 lekë për m2.

Durrësi ka dhe ndryshimin më të lartë të çmimit të tokës. Kjo dhe për shkak të kushteve që ka secila prej zonave. Kështu çmimi më i ulët për qytetin bregdetar është 3119 lekë për m2, ndërsa çmimi më i lartë shkon në 19336 lekë për një m2.

Fatura
Në deklaratat e dhëna për mediat, drejtoresha e AKKP Sonila Qato ka deklaruar se me formulën e re të propozuar në projektligj, procesi i kompensimit të ish-pronarëve përfundon për 10 vite. Në dispozicion të Agjencisë është parashikuar të jepen 5 miliardë lekë në vit, që do të përdoren për kompensimin e ish pronarëve.

Ndërsa fonde të tjera do të krijohen dhe nga shitja në ankand të tokave që janë ende shtetërore. Në ankand do të shiten dhe objekte të cilat nuk janë më në funksionim. Sipas ndryshimeve të ligjit, vetëm në rast kur toka e lirë nuk do të shitet në ankand do të kalojë në dispozicion të fondit për kompensimin fizik të pronarëve.

Free Traffic Exchange