A1 Report - Jubilari i çmimeve "Kult", ja fituesit

2015-08-22 7

Mes artistësh të të gjitha fushave dhe situatave plot hilaritet dhe humori të hollë ka ulur siparin edicioni jubilar i ndarjes së ëmimeve Kult. Gjatë këtyre 10 viteve 404 ka qenë numri i artistëve të nominuar, prej të cilëve 101 janë shpallur fitues të çmimeve KULT.

Nën prezantimin e sopranos Vikena Kamenica dhe aktorit Artan Imami në ambientet eTKOB janë ndarë me radhë çmimet e kategorive të ndryshme ku fitues të mbrëmjes kanë qenë: aktorja më e mirë Eriona Kakeli, aktori më i mirë Arben Dërhemi, regjia e teatrore më e mirë Sesilia Plasari, libri studimor i vitit Dhurata Shehri, filmi shqiptar "Lindje-Perëndim-Lindje, regjisori Gjergj Xhuvani, artisti pamor Adrian Paci, interpretuesi i vitit Armando Likaj, instrumentisti i vitit Ermir Abeshi, albumi muzikor Dren Abazi, libri artistik Besnik Mustafaj, përkthyesi i vitit Donika Omari.
Një nga risitë e këtij viti ishte dhe ndarja e çmimeve speciale Kult për artistë nga Kosova, Maqedonia etj, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë mes të gjitha trevave shqipfolëse. Ndër personazhet që u nderuan me këto çmime ishin, Pirro Milkani, Arta Dobroshi, Luan Starova, Sabri Hamiti etj.
Në këtë jubilar ishin të pranishëm figura të shumta të cilat spikasnin gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Eventi u shoqërua edhe nga performanca të shumta artistike nga emra si tenori Kastriot Tusha, Armaldo Kllogjeri, Elhaida Dani etj.

Free Traffic Exchange