SHKODËR ? 9 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës.
Mesditën e sotme në Drejtorinë e Tatimeve në Shkodër kanë zbarkuar inspektorët e anti-krimit ekonomik dhe forcat e FNSH-së të cilët kanë kryer arrestimet, ndërsa mësohet se 10 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë shoqëruar dhe po merren në pyetje. Mësohet se mes të ndaluarve është Uarda Albunesa kryeinspektore dhe Gjon Prroni, Rrok Lorja, Ergjan Meta dhe Genti Bilali.
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjne me dije se zyratrët e arrestuar ishin nën hetim prej muajsh. Të arrestuarit akuzohen se nuk kanë inspektuar shumë subjekte tregtare në plazhin e Velipojës duke I favorizuar në mënyrë të paligjshme. Policia dhe prokuroria vijon punën për zbardhjen e polotë të kësaj skeme korrupsioni.