A1 Report - Vendimi i CAS, politika shqiptare njëzëri: Më në fund foli drejtësia

2015-08-22 0

TIRANE - Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozane për t?i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0 për ndeshjen e zhvilluar në Beograd kundër Serbisë është përshëndetur edhe nga drejtuesit e klasës politike në vend.

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që përmes rrjetit social Facebook komentoi këtë vendim duke e quajtur një vendim të drejtë të gjykatës ndërkombëtare. Kreu i Kuvendit Ilir Meta, programoi një dalje për mediat pak minuta pas daljes së vendimit, të cilin gjatë fjalës së tij e quajti si një lehtësim pas dhimbjes së padrejtësisë. Edhe kreu i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes faqes së tij në Facebook uroi kombëtaren shqiptare, po ashtu edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk ka ngurruar as përshëndetja e ish-kryeministrit Sali.

Sakaq ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, përmes një lidhje telefonike me televizionin A1 Report tha se kombëtares shqiptare nuk do t;i mungojë suporti i qeverisë në rrugëtimin e saj.

Falë këtij vendimi kombëtarja shqiptare rrit pretendimet për pjesëmarrjen e saj në kampionatin Evropian që po zhvillohet në Francë.

Ora 12:45 Meta: Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë
Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë-kështu ka nisur reagimi i kryeparlamentari Meta lidhur me vendimin e sotëm të CAS-it që i dha fitoren me 3 pikë Shqipërisë

Në daljen e tij për mediat uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin DeBiasi për fitoren ndaj Serbisë.

?Padyshim që ky vendim na jep një gëzim të jashtëzakonshme. Na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në fushën e lojës ashtu siç ndodhi në Beograd. Me shumë qetësi shumë këmbgulje mos e humbni asnjëherë besimin tek drejtësia?-tha Meta

Ora 12: 30 Tahiri: Fitore 3-fish?edhe për Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e CAS-it. Fitorja e parë është për ekipin kuqezi, fitorja e dytë sipas Tahirit, - është ajo ndaj padrejtësisë, dhe së treti, -shton ministri, - edhe serbët dolën të fituar. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm.