A1 Report - "Drejtësia", Xhafaj: Jo “copy paste”, por reformë shqiptare

2015-08-22 0

Kryetari i Komisionit të Posaçëm "Për reformën në Sistemin e Drejtësisë", Fatmir Xhafaj deklaron se, reforma në drejtësi nuk do të jetë ?copy & paste?, por një reformë shqiptare që zgjidh problemet e krijuara në vendin tonë. Në bashkëbisedimin me gazetarët në ambientet e Komisionit të Ligjeve, Xhafaj duke folur për reformën kyçe të integrimit në BE, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, tha se Shqipëria do të kërkojë asistencë teknike dhe financiare nga BE dhe partnerët e tjerë.

Reforma është kyçe për integrimin në BE, tha ai duke shtuar se BE dhe partnerët e tjerë do të kërkojnë mbështetje në asistencë teknike dhe financiare që është e nevojshme për këtë proces. xhafaj foli edhe për pengesat në realizimin e kësaj reforme duke thënë se rruga nuk është e lehtë, por ?një maratonë me pengesa? dhe një proces i rrethuar me skepticizëm dhe me kundërshtarë.

?Reforma synon të ndahet nga të paaftët, të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Kush është i shqetësuar për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar do të rreshtohet tek humbësit. Reformën e udhëheq politika por e realizon ekspertiza?, deklaroi Xhafaj.

Por, Xhafaj theksoi se do të kërkohet konsensus me opozitën por jo sakrifikim i reformës vetëm me qëllim arritjen e këtij konsensusi.

?Konsensusi për hir të konsensusit është i dëmshëm. Konsensusi duhet t?i shërbejë reformës jo reforma të sakrifikohet për hir të konsensusit. E rëndësishëm është cilësia e bashkëpunimit dhe jo bashkëpunim për hir të bashkëpunimit. Drejtësia është aleati i vetëm i qytetarëve përballë pushtetit të korruptuar?, tha kreu i komisionit të reformës në drejtësi.

Më tej, Xhafaj tha se konsensusi PD-PS në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 nuk sollën ndryshimet e përshtatshme.

?Ndryshimet kushtetuese të 2008, procesi i realizuar nuk ishte procesi i përshtatshëm dhe me standardet e gjithë pranuara në këtë fushë?, tha ai.

Free Traffic Exchange