Ministri Tahiri në një takim informal mes ministrash të Brendshëm dhe ata të Drejtësisë në Luksenburg tha se ky takim është një hap i rëndësishëm për koordinimin e bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit.
?Takimi i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate dhe të rajonit në Ballkan, është një hap i rëndësishëm për koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet nesh, për të bashkuar energjitë dhe forcat, për të luftuar terrorizmin dhe për të garantuar siguri, jo vetëm për vendet e Bashkimit Europian, por edhe për vendet e rajonit të Ballkanit?- tha Tahiri në përfundim të takimit
Temat kryesore të takimit ishin lufta kundër terrorizmit dhe migrimit ilegal dhe krimit kibernetik.Në takim, ministrat ndanë opinionin se për të patur rezultate në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në tërësi, është shumë e rëndësishme që të ndahen informacione mes shteteve gjë të cilën e theksoi edhe ministri i BrendshëmTahiri
Në këtë kuadër, roli i Shqipërisë është padyshim rol kyç për të kontribuar me forcat e saj në reformimin e sektorit të sigurisë, por edhe në hapat dhe masat që janë marrë dhe që do të merren me partnerët tanë kryesorë, për të garantuar më shumë siguri për qytetarët tanë dhe për qytetarët në Bashkimin Europian.
U diskutua gjerësisht për luftën kundër terrorizmit dhe për prioritetet në axhendën e përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm. Sikurse u diskutua gjerësisht edhe për frenimin e fenomenit të migrimit të paligjshëm dhe azilkëruesve në Bashkimin Europian. Edhe në këtë kuadër, roli i Shqipërisë është themelor, ku së bashku me partnerët ndërkombëtarë kemi vendosur të koordinojmë axhendat dhe planet e veprimit, në mënyrë që rezultatet të jenë të shpejta, të qëndrueshme në kohë dhe në mënyrë që fenomeneve të tilla, si lufta kundër terrorizmit, apo migrimi i paligjshëm t?i paraprijmë me masa konkrete dhe reforma, që të mos kthehen në shqetësim për qytetarët në Bashkimin Europian, por edhe në rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, po ashtu.- tha Tahiri.