A1 Report - Kërkesat e Kukësit për bletarinë: Pikë grumbullimi - treg - subvencione

2015-08-22 1

KUKËS - Rreth 600 bletërritës në qarkun e Kukësit kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë më shumë mbështetje për mbarështimin e 17 mijë familje bletësh.

Bletërritësit thonë se nevojitet një pikë grumbullimi, treg shitje dhe subvencione.

Sipas tyre mbështetja nga shteti është e papërfillshme, pasi këtë vit janë ndihmuar vetëm 14 bletarë.

?Me marrjen e pushtetit lokal nga bashkia e cila do të jetë një bashki e madhe them qe edhe fondet siç i kanë se ne shohim dhe në Kosovë që komuna subvencionon për bletërritësit e komunës së vet dhe atje kanë marrë grande dhe kanë marrë subvencionime për çdo vit . Kanë marrë pajisje moderne për vjeljen e mjaltit , janë marrë koshere moderne disa bletarë kanë marrë dhe subvencionime dhe grande të cilët unë kam qenë prezent dhe i kam parë ku kanë ndërtuar ambiente moderne për vjeljen e mjaltit?, u shpreh Kadri Bulica, kryetar i shoqatës së bletarëve.

Këshilli i Qarkut Kukës për të dytin vit radhazi organizoi "Festën e Mjaltit" si dhe panairin e produkteve dhe nënprodukteve të mjaltit.

Qarku i Kukësit ka kullota të shumëllojshme që favorizojnë zhvillimin e bletarisë, e cila ka shërbyer gjithnjë si një aktivitet ndihmës për ekonominë e fermerëve.

Free Traffic Exchange