Një hapësirë për dialog me qytetarët , intelektualët dhe për cilindo madje edhe për protestuesi që do ti drejtohen qeverisë, dhe kjo është e mundur tashmë në ambientet e brendshme të godinës qeveritare. Projekti, i cili u finalizua me mbështetjen e KE, BB dhe ambasadave në vendin tonë, ofron një hapësirë të posaçme, të vizitueshme nga kushdo në ambientet e kryeministrisë.
Jo vetëm qytetarët , artistet, intelektualët por edhe protestuesit kundër qeverisë do të mund të futen në ambientet e kryeministrit për shpalosur qëndrimet kritike ndaj saj.
Ndërsa kjo hapësire komunikimi nuk mendohej para dy viteve në selinë e kryeministrisë që rrethohej me murin e betonit dhe me tela, dyert e godinës qeveritare tashmë janë të hapura dhe u rezervohet një hapësire e veçantë për të gjithë. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të hollit protokollar në orët e mbrëmjes, kryeministri Edi Rama tha se hapja e kësaj qendre është një mundësi për më shumë për dialog.
Projekti u realizua me mbështetjen e Komisionit Europian, Bankës Botërore, ambasadës Italiane dhe një sërë ambasadash në Tiranë, ndërsa u punua nga tre artistë me famë botërore.
Ky projekt u iniciua një vit e gjysmë më përpara nga një letër që kryeministri u nisi ambasadorëve për kontributin që mund të jepej për bibliotekën në kryeministri. Kjo qendër është parashikuar të bëhet e jetueshme në vjeshtën e këtij viti.