Një bari i zonës së Dukagjinit dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinova. Kjo pistë hetimi e mbështetur mbi dyshime të arsyeshme është ngritur nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, burime pranë së cilave thanë për gazetën ?Shqiptarja.com? se autori i krimit mendohet se është një bari i zonës së Dukagjinit.
Këto dyshime kanë lindur pas ndërtimit të dinamikës së këtij krimi të rëndë,ku mendohet se autori është marrë në automjet gjatë rrugës nga turistët Çekë,për ta transportuar. Sipas hetuesve, autori i krimit që mendohet se është rreth 18 deri në 25 vjeç, ka pasur me vete dhe një çantë, ku brenda saj kishte fshehur një automatik.