TIRANE- Reforma në ligjin për ?për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë?, është rikthyer sërish për diskutim në parlament. Në procedurat e punimeve të parlamentit është përfshirë propozimi i qeverisë për ndryshimin e disa neneve të ligjit që kanë të bëjnë me kompetencat e Presidentit dhe të kryeministrit.
Ndërsa pritet që debati të zhvillohet mbi të drejtën e kreut të shtetit për emërimin dhe shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe të komandatëve të Forcave detare dhe tokësore.