Policia rrethon Lazaratin, Aliko: S'zgjidhet me luftë, Ora News fikson të shtënat me armë

2015-08-22 2

Tensionohet situata në Lazarat. Në orën 12: 40 policia informon se kishte hyrë në Lazarat dhe kishte rrethuar kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj. Ky operacion po kryhej në një moment kur kreu i komunës Dasho Aliko ishte në një lidhje telefonike për Ora News për të përcjellë situatën në Lazarat.
Bisedat telefonike u ndërprenë dy herë për shkak të të shtënave me armë. Dasho Aliko kërkoi ndjesë duke deklaruar se situata nuk ishte e mirë dhe bënte thirrje të mos përdoreshin armët pasi nuk ishte e mirë që të shkaktohej ndonjë viktimë.
Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Dasho Aliko bën apel për qetësi si për policinë ashtu edhe banorëve: Pasi nuk mund të zgjidhet me luftë. Ora News fikson të shtënat me armë
Telefonata e parë, Aliko: Nuk zgjidhet me luftë duhet qetësi dëgjohen të shtëna në sfond
"Jam në terren i shoqëruar nga kryepleq e banorë që kanë reputacion sepse kjo punë nuk zgjidhet as me luftë por me negoicata. Nuk është gjë e mirë të jetë qoftë i lënduar nga policia qoftë nga Lazarati . Që herët jam mundurar të bëj thirrje banorëve të mi të ruajnë qetësinë të mos gjuajnë me armë karshi policisë. Kam folur me persona përgjegjës të policisë së shtetit, që edhe ata të ruajnë qetësinë sepse kjo punë nuk mund të bëhet me luftë se asnjë palë nuk ka interes të vritet qoftë një banorë qoftë dhe punonjës i policisë. U kam folur edhe publikisht edhe në takime të vecanta të bëjnë kujdes sepse shtetit nuk i bëhet karshillëk. Nuk do ndihesha mirë nëse do lëndohet ndonjë. Edhe në këto momente të caktuara në zonë të ndryshme gjuajnë por pa u identifikuar se kush gjuan. Kam kërkuar takim me Razip Mahmutin nëse është i implikuar të dorëzohet nëse ka probleme me shtetit. Ai më tha se unë kam qenë me bagëti dhe kam ardhur sot në mëngjes.
Dëgjohen të shtëna me armë, ndërpritet telefonata
Disa minuta më pas Aliko tha se gjëndja është shumë e tensionuar.
"Ju lutem se do flasim më vonë. Situata nuk është e mirë. Ndodhem në qendër të komunës dhe situata nuk është e mirë. Më falni por do flasim në vonë" thotë Dasho Aliko ndërsa në sfond dëgjone të shtëna me armë."

Free Traffic Exchange