TIRANE- Përfaqësuesit e komunitetit grek i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ndryshojë dy rrethe, përsa i përket ndarjes territoriale. Himara dhe Libohova janë zonat që për OMONIA-n duhet të përfshihen në hartën e miratuar në komisionin parlamentar, sipas konceptit që ata kërkojnë. Në parim OMONIA duket se mbështet variantin e miratuar në komisionin parlamentar të ndarjes territoriale, por me kushtin që në to të përfshihen zona e Lunxhërisë, si dhe Himara pa Kurveleshin dhe Vranishtin. Kjo duke e parë si një mundësi për tensionim mes banorëve.
Libohova
Ndryshe nga sa ishte bërë deri më tani publike, OMONIA nuk paraqet ankesa vetëm mbi zonat që do të përfshihen në rrethin Himarë. Por tashmë është dhe Libohova që është në interesin e këtij komuniteti. "Ajo vlerëson krijimin e komunës Libohovë (alternative 5, përbën një zgjidhje të zhvillimit më të qëndrueshëm në krahasim me pjesën tjetër të propozimeve (1-4)", thuhet në letrën zyrtare që OMONIA i ka dorëzuar qeverisë shqiptare. Sipas këtij propozimi në rrethin Libohovë do të përfshihen, Gorie, Zagori, Libohovë dhe Libohovë Qendër, Lunxhëri dhe Antigone. Ndërsa në tonet e përdorura në shkresën zyrtare nënkuptohet që këto janë zona me shumicë të minoritetit grek.
Në fakt vetëm në variantin e pestë të hartave të paraqitura në komisionin parlamentar parashikohet ndarja e Lunxhërisë më vete. Por se miratimi i variantit të dytë dhe të tretë në komision është parë me skepticizëm nga përfaqësuesit e minoritetit grek.
Himara
Gazeta "Shqiptarja.com" ishte e para që nënvizoi përpunimin e një harte të re territoriale të mbështetur jo mbi komunikimin mes zonave por mbi atë të nacionalizmave. Ndërkohë që Vasil Bollano ka shprehur kërkesën e tij që Himara të jetë më vete nga Vranishti dhe Kurveleshi në ndarjen e re territoriale. Ndryshe nga ajo çfarë u paraqit në hartat territoriale, deputetët e komisionit kërkuan që Kurveleshi t'i shkëputej rrethit të Tepelenës dhe t'i bashkohej Himarës. Po ashtu dhe Vranishti të ikte prej Selenicës dhe po ashtu të shkonte në rrethin e shumëdebatuar. Kjo dhe për vetë faktin se të dy këto komuna kanë qenë historikisht me Himarën dhe se mes tyre ka një komunikim territorial.
Por duket se kërkesa për Libohovën dhe Himarën nuk ka qenë vetëm në debatin brenda kufijve të shtetit shqiptar. Pak ditë më parë në Shqipëri zhvilloi takime dhe Nikollas Gejxh, përfaqësues i komunitetit grek në SHBA, ku mësohet të ketë diskutuar dhe mbi këtë temë. Ndërkohë që nga OMONIA është dërguar letër zyrtare drejt shtetit grek.
Letra e plotë e Bollanos drejtuar Antonios Samaras
I nderuar zoti Kryeministër
Në Shqipëri po kulmojnë diskutimet për një ndarje të re administrative, e cila bëhet edhe me miratimin e Bashkimit Evropian, por edhe të organizmave të tjerë ndërkombëtare.
Katër nga pesë variantet që po shqyrtohen nga Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale të Shqipërisë, na shqetësojnë veçanërisht, sepse ato synojnë të bëjnë bashkim administrativ të zonave ku jeton minoriteti ko...