TIRANË - 18 vjeçarja, Ruze Spahiu nga Përmeti e cila prej 6 ditësh rezultonte e zhdukur është vetëdorëzuar sot në komisariatin e policisë së Kamzës.
Mësohet se e reja ka pohuar në polici se është larguar me dëshire nga banesa dhe nuk ka patur asnjë problem gjatë kësaj kohe.
?Jam larguar nga shtëpia me dëshirën time dhe gjatë kësaj kohe skam patur asnjë problem? - ka pohuar e reja kur është marrë në pyet
Mekoja nëna e Ruze Spahiut ka pohuar për A1 Report një ditë më parë se 18 vjecarja me 10 tetor kishte ndarë ditën e martesës pasi prej dy vitesh ishte e fejuar.
Ndërkohë, ajo pohoi gjithashtu se vajza e saj komunikonte me një vajzë që quhej Anxhela dhe që rrinte në Tiranë.
Ndaj për këtë arsye babai i saj ka ardhur dhe ka bërë denoncimin në kryeqytet.
Ndër të tjera mësohet se, Ruze Spahiu, të hënën në mëngjes është parë për herë të fundit nga familjarët e saj.
Ndërkohë jashtë kamerës së A1 Report, banorët e fshatit rrëfyen se e reja mund të ketë krijuar një lidhje të re dashurie dhe mund të jetë larguar me të.