Bashkia gjen zgjidhjen, tregtarët e Lezhës do të paguajnë 7 500 lekë në muaj taksë

2015-08-22 2

Lezhë-Është ofruar një zgjidhje për 350 tregtarët në Lezhë që qëndrojnë prej 5 ditësh në protestë në ambjentet e tregut.Pasditën e së hënës administratori i tregut ju ka shpërndarë atyre disa njoftime të cilët i ka ofruar Bashkia e Lezhës pas marrëveshjës me Tatim Taksat.

Në letrat e shpërndara për të gjithë tregtarët thuhet se ata do të paguajne pranë Bashkisë së Lezhës shumen prej 7 500 lekësh dhe do të trajtohen si tregtar ambulantë. Në këtë tarifë përfishet edhe siguracioni i tyre si dhe pagesa për hapësirën publike që ato zënë në treg.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/