Pas bllokimit të makinës së Drejt" /> Pas bllokimit të makinës së Drejt"/>

Lezhë, pasi "marrin" makinën Shehajt, tregtarët "ngujohen" në treg: Jo taksë mbi taksë

2015-08-22 0

Lezhë- Mbetet e tensionuar situata në qytetin e Lezhës.
Pas bllokimit të makinës së Drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj ditën e djeshme, mbi 100 tregtarë kanë thyer portën hyrëse të tregut dhe kanë kaluar natën pranë tezgave të tyre.
Ata kundërshtojnë regjistrimin e tyre si biznes tek Tatimet pasi thonë se i paguajnë taksën bashkisë, gjithashtu kanë një sërë taksash të tjera që duhet të paguajnë dhe janë të papërballueshme për aktivitetin që ata ushtrojnë.
Gjatë gjithë natës por as sot paradite tregtarët nuk pranojnë të largohen deri në gjetjen e një zgjidhje për ta që do tu mundesonte zhvillimin e aktivitetit normal të tyre me të cilin sigurojnë të ardhura për familjen. Ndërkohë policia nuk lejon hapjen e tezgave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/