TIRANE - Mahir Reçi, një nga ish-grevistët e urisë të të larguarve nga puna në administratë, ka denoncuar në polici se mbrëmjen e të dielës është kërcënuar me anë të një mesazhi në telefonin e tij celular.
A1Report ka siguruar një kopje të kallëzimit të kryer në Komisariatin Numër 4 të Policisë së Tiranës, oficerët e të cilit kanë nisur hetimet për identifikimin e posjeduesit të numrit të telefonit 0699191294, nga ku është dërguar mesazhi kërcënues.
Në mesazhin në telefon, të cilin e disponon gjithashtu A1Report Reçi etiketohet si ish shikas i Gazidedes dhe që për synimin e rrëzimit të qeverisë e pret vdekja.
Reçi, baba i 5 fëmijëve është larguar nga detyra e kujdestarit në godinat në Ndërmarrjen Studenti 2, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatë.
Sipas një reagimi për largimin e tij nga puna në periudhën e grevës u deklarua se Reçi kishte qenë komisioner i PD-së në zgjedhjet e Qershorit në Tufinë.