A1 Report Ristani:Rama, fushatë të re spastrimi pas rekomandimit për statusin

2015-08-22 0

TIRANË - Deputeti i PD, Arben Ristani në një deklaratë për media ka denoncuar qeverisnë pasi sipas tij ka rinisur fushatën e spastrimeve në polici pas marrjes së rekomandimit për statusin.

"18 oficerë karriere, dhe 5 drejtues të lartë, janë larguar nga puna, pa motiv ligjor, menjëherë pas marrjes së rekomandimit."-tha ristani duke theksuar se "Kryeministri Rama ka nisur një fushatë të re spastrimi në Policinë e Shtetit, menjëherë pas marrjes nga Komisioni Europian të rekomandimit për statusin e vendit kandidat."

Deputeti i PD, ka vijuar më tej duke thënë se "Kur nevoja për zbatimin e ligjit dhe standardeve është rritur për para vendimit për statusin, kur pritet pjekuri nga Kryeministri. Edi Rama bën krejt të kundërtën duke larguar nga policia profesionistët e mbetur për t'i hapur rrugë militantëve të paaftë".

Sipas tij pasojat e kësaj politike me policinë i kanë dhënë rezultatet pasi "treguesit e rendit dhe të pasigurisë së jetës, në vend janë përkeqësuar."-tha Ristani duke shtuar "Këtë kryeministri e di mirë, por popullit ia fsheh. Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 375 vjedhje prone më shumë se në 6 muajt e vitit të shkuar."

Në përfundim të deklaratës së tij Arben Ristani, ka bërë edhe një përmbledhje të aksidenteve dhe vrasje duke i krahasuar me një vit më parë. "Këto 5 muaj, kanë ndodhur 138 aksidente më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm. Kanë ndodhur më shumë vrasje në këto 5 muaj, dhe më shumë viktima, se sa e njëjta periudhë e një viti më parë."

"Të nderuar qytetar, kjo është paaftësia dhe hipokrizia e rilindjes, kjo është puna e saj, duke përkeqësuar jetën tonë me ritme skandaloze."- përmbylli deklaratën e tij Arben Ristani