A1 Report - Doshi rikthehet për herë të parë në Kuvend pas "atentatit"

2015-08-22 0

TIRANË - Në karrigen e tij në radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Tom Doshi ka zënë vend në sallën e Parlamentit duke u bërë për herë të parë pjesë e një seance plenare pas përjashtimit nga PS-ja dhe historisë të atentatit të pretenduar ndaj tij që shpërtheu publikisht në mars të këtij viti.

Që prej marsit kur lëshoi akuzat e rënda në oborrin e Kuvendit dhe më pas në derën e selisë së Partisë Socialiste, deputeti Tom Doshi është rikthyer në sallën plenare të cilën e drejton njeriu që akuzoi, Ilir Meta. I përjashtuar nga PS, Doshi ka ruajtur ndenjësen e tij në rreshtin e dytë të anës së majtë të Kuvendit megjithëse kolegët socialistë kanë preferuar të mos rrinë dhe aq afër kolegut të përjashtuar në mars.

Megjithëse ka qenë i vetëdijshëm se ka qenë në fokusin e kamerave, Doshi nuk ka prishur qetësinë e qëndrimit në sallë.

Rikthimi në kuvend për herë të parë pas arrestimit ka zgjatur vetëm 30 minuta. Në dalje ndërsa e priste makina e tij e blinduar, Doshi i tha gazetarëve se duhet të mësohen me praninë e përhershme të tij në seancat kuvendore.

Kjo ishte hera e parë që Doshi bëhej pjesë e Kuvendit që kur Gjykata e Lartë i riktheu lirinë pak ditë pas prangosjes për kanosje dhe kallëzim të rreme. Aktualisht Doshi është në proces vetëm për kallëzim të rreme pasi ngriti akuza ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta se kish paguar 500 mijë euro për eliminimin e tij përmes Durim Bamit.

Free Traffic Exchange