Venecia- Me një veshje që i shkon për shtat një evenimenti si ai i Bienales së Venecias kryeministri Edi Rama ka përshkuar pavionin shqiptar të përshtatur po ashtu me shijën e këtij evenimenti.
Shefi i qeverisë shqiptare ndërsa parakaloi në gjithë hapsirat shqiptare të Bienalës qëndroi gjatë në pavionin e arkitekturës ku në italisht ka provuar të përcjellë anën pozitive dhe jo atë që përcjell ankth të Shqipërisë.
"Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një panoramë shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë" u shpreh Rama.
Pavioni i Shqipërisë dhe paraqitja e dy artistëve Hila dhe Paci u vlerësuan me entuziazëm edhe nga kuratori italian Stefano Rabolli Pansera.
"Gjëja e veçantë dhe jashtëzakonshme e Shqipërisë është se në çdo kohë, ajo ka lënë gjurmë të forta, por që vërtet asnjëherë të përmbushura e të përmbyllura. Artistët tregojnë sesi kjo situatë, që për shumë sy europainë mund të duket një disavatanzh, përbën një mundësi për të krijuar potenciale, si një instrument kryesor për të imagjinuar arkitekturën në shekullin e 21-të," u shpreh ai.
Kryeministri në fund të eksplorimit të pavioni në qytetin mbi ujë, nuk e fshehu entuziazmin e tij për atë që ishte paraqitur prej vendit të tij, entuzizëm që nuk e fshihte pasionin e tij për Bienalen e Venecias. Një dashuri e nisur që kur ishte kryebashkiak i Tiranës që kurorëzohet sot, tashmë si kryeministër.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/