TIRANE- "Drejtësia jo vetëm që duhet të jepet, por edhe duhet të duket". Kjo është fjala principale që ka përdorur gjyqtarja e Administratives së Tiranës, Nafije Hasko, në vendimin për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, për çështjen civile ku ish-kryeprokurorja Ina Rama ka paditur KLD dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Pikërisht në këtë vendim Hasko pranon kërkesën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit Nishani, për përjashtimin e gjyqtares Shehaj, me argumentin se paraqeste arsye serioze njëanshmërie, pasi disa kohë më parë bashkëshorti i saj, Erjon Shehaj, ishte propozuar nga kryeprokurorja Ina Rama, prokuror në Lezhë. Mirëpo 22 ditë pas këtij vendimi e njëjta gjykatë për të njëjtin object, atë të përjashtimit të gjyqtarit Emiljano Roli, por këtë rradhë të depozituar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka marë një vendim kontradiktor me të parin, duke rrëzuar kërkesën e Ramës.
Ish-kryeprokurorja nëpërmjet avokatëve të saj ka argumentuar se gjyqtari i zgjedhur për gjykimin e padisë së saj, Emiljano Ruli, kishte konflikt interesi në gjykim, pasi të paditur ishin KLD dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të dy institucione që kanë firmosur, duke promovuar emrin e gjyqtarit në fjalë.
Por, ndryshe nga vendimi i 5 majit 2014 që Gjykata Administrative pranonte kërkesën e KLD për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, me argumentin e konfliktit të interesit, në vendimin e 27 majit e njëjta gjykatë vendos të rrëzojë të njëjtën kërkesë, me argumentin se gjyqtari Ruli nuk ka qënë në pozitat e mirënjohjes, por ai i është nënshtruar një konkurimi të drejtë dhe ligjor. Në fakt dhe prokurori Erjon Shehaj i është nënshtruar një konkurimi të drejtë dhe ligjor në Këshillin e Prokurorisë, por një gjë e tillë nuk u morr parasysh nga kjo gjykatë
Argumenti për Ina Ramën
Në vendimin e gjyqtarit Erarbër Madhi, ku Ina Rama kërkonte përjashtimin e Emiljano Rulit për shkak të konfliktit të interesit me KLD dhe presidentin Nishani, thuhet se: "Gjykata vlerëson se në rastin konkret, nuk jemi përpara një rasti kur janë vërtetur arsye serioze njëanshmërie, kjo për sa kohë që në procedurën e emërimit të gjyqtarit Ruli pranë Gjykatës Administrative, ka pasur një procedurë të rregullt konkurimi mbi bazën e meritave të vlerësimit të njohurive teorike e praktike.
Mbi bazën e këtyre meritave konform ligjit 49/2012 është ndjekur procedura ligjore e emërimit të këtij gjyqtari, për të cilin po shqyrtohet kërkesa për përjashtim, përmes fazës së propozimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë e më pas dekretimit nga Presidenti i Republikës. Kjo për faktin se emërimi i këtij gjyqtari në këtë detyrë nuk ka ardhur për shkak të ndonjë preference personale të KLD në çastin e propozimit të tij apo Presidentit të Republikës, në çastin e dekretimit të tij, por ka ardhur si pasojë e një procedure konkurrimi të hapur e vlerësimi sipas aftësive personale në testimin e zhvilluar.
KLD dhe Presidenti Nishani thjesht kanë qënë në rolin e çertifikuesit të rezu...