TIRANE - Publikohet raporti i ri i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE.
Hapet drita jeshile për Shqipërinë drejt marrjes së statusit të kandidatit në Bashkimin Europian. Komisioni Europian konfirmon rekomandimin e tij për t'i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Ky është përfundimi i raportit të ri të KE të publikuar këtë të mërkurë, në lidhje me përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar dhe reformën në drejtësi. Raporti është hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe do të shërbejë si baza themelore për të vendosur mbi dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në KE më 27 Qershor.
Bazuar në gjetjet e Raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij që shtetet anëtare t'i japin Shqipërisë statusin e kandidatit. Sipas raportit, ky rekomandim pozitiv, bazohet në vullnetin politik të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për të vepruar me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në angazhimin për një reformë të plotë gjyqësore .
"Jam i inkurajuar nga përpjekjet për reforma. Gjetjet e raportit tonë paraqesin një argument të fortë për vendimin e Shteteve Anëtare në lidhje me statusin e kandidatit , " tha Komisioneri për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane Stefan Fule pas miratimit. Ai është aktualisht në Tiranë duke diskutuar Raportin me partnerët shqiptarë në kuadër të Nivelit të Lartë të Dialogut në prioritetet kryesore të Integrimit.
KONKLUZIONET E RAPORTIT TE KE PER SHQIPERINE
Shqipëria ka vijuar konsolidimin e saj lidhur me reformat e rekomanduara nga BE për statusin e vendit kandidat. Ka vijuar vullneti politik për të vepruar në mënyrë deccizive në luftën ndaj korrupsionit dhe reforma administrative dëshmon për një gjithëpërfshirje të institucioneve. Gjithashtu edhe reforma të rëndësishme legjislative janë implementuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën ndaj trafikut të drogës dhe fusha të tjera të krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar përkushtim sa i përket reformës gjyqësore në mënyrë të dukshme në bashkëpuinimin me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshëmrinë dhe profesionalizmin e sistemit.
Bazuar në të dhënat e Raportit, Komisioni Evropian konfirmon rekomandimin e tij lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Këshillit të Evropës. Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në realizimin e reformave, pasi rezultatet pozitive të saj do të ndikojnë në integrimin evropian. Ky Raport tregon edhe fushat kyçe të sfidave të Shqipërisë për avancimin e mëtejshëm të saj drejt BE-së. Në luftën kundër korrupsionit , për të avancuar mëtej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit në BE, Shqipëria do të duhet të përqëndrohet në zbatimin e legjislacionit sa i përket deklaratave të pasurisë dhe konfliktit i interesit, rritja e hetimeve pro - aktive në rastet e korrupsioni...