PARIS - Kreu i qeverisë shqiptare shprehet optimist lidhur me qëndrimin e Francës për vendimin e qeshorit për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidentin e Francës Francoise Holande në kuadër të vizitës së tij në Francë për të lobuar për statusin e vendit kandidat. Në përfundim të taimit kryeministri Rama ka njoftuar në faqen e tij në rrjetin social "Twitter" vizitën e Hollande në Shqipëri.
Ndërsa, menjëherë pas takimit me presidentin Hollande, kryeministri Rama tha për Drejtorin e Televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo, se takimi me Holande ka kaluar pritshmëritë e tij, duke shtuar se ndihet optimist për qëndrimin e Francës, në vendimarrjen për statusin kandidat për Shqipërinë.