A1 Report - Bruksel, NATO diskuton per masat afatgjata ne Evropen Lindore

2015-08-22 0

BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të 28 vendeve anëtare të NATO-s gjatë takimit në Bruksel diskutuan për shikimin e masave afatgjata për të forcuar mbrojtjen e aleancës në Evropën lindore dhe se si të kundërshtoheshin taktikat e përdorura nga Rusia në Ukrainë.

Gjatë tre muajve që prej shpërthimit të krizës në Ukrainë, NATO ka dërguar avionë dhe anije ushtarake për të siguruar aleatët evropiane në Lindje, të cilët janë alarmuar nga veprimet e Rusisë.

Ndërkohë SHBA e bëri të qartë se nuk ka si qëllim të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Polonia i ka bërë thirrje NATO-s që të vendosë trupa të përhershme në territorin e saj si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë, një lëvizje për të cilën Moska thotë se do të shkelte marrëveshjen e 1997-ës mes Rusisë dhe NATO-s. Por disa aleatë të NATO-s argumentuan se bazat e përhershme në lindje janë shumë të kushtueshme dhe nuk janë domosdoshmëri ushtarake.

Këto diskutime u zhvilluan pasi presidenti amerikan Obama deklaroi nga Varshava se do t'i kërkonte Kongresit të miratonte një fond prej 1 miliard dollarësh për të rritur praninë ushtarake në Evropë.

Free Traffic Exchange