A1 Report - PE: Masat e Trojkes per krizen ekonomik, nje "Tsunami social"

2015-08-21 0

STRASBURG - Në një raport të Komisionit të Punës dhe të Çështjeve Sociale të Parlamentit Europian, masat e marra nga Troika në disa vende europiane, është cilësuar si një "Tsunami Social".

"Kanë punuar si kasapë dhe jo si kirurgë", kështu është shprehur socialisti spanjoll Alejandro Cercas, gjatë prezantimit të këtij raportit, në lidhje me aplikimin e Troikës në Greqi, Portugali, Irlandë dhe Qipro.

Gjatë një konference për shtyp, Cercas ka kërkuar një plan për rimëkëmbjen sociale në këto vende dhe është shprehur se kanë gabuar masat dhe kohët e aplikimit, duke parë se tashmë mbizotëron zemërimi në pjesën më të madhe të Europës.

Cercas u shpreh gjithashtu se "Eurogrupet, Banka qendrore Europiane dhe FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) kanë thyer ligjet dhe traktatet" duke provokuar një katastrofë sociale dhe politike, pa precedentë, në këta katër vitet e fundit në Europë.

Dimensioni social i Europës është injoruar, tashmë Europa duhet të tregojë interes jo vetëm ndaj shëndetit financiar të Shteteve anëtare të BE-së, por edhe ndaj jetës së përditshme të qytetarëve.

Sipas këtij raporti të këtij komisioni, kriza financiare dhe ekonomike dhe politikat e ndërmarra për të rregulluar situatën, kanë goditur sidomos të rinjtë . Në vitin 2012, niveli i papunësisë në Greqi u rrit me 50%, 30% në Portogali dhe 26,4% në Irlandë dhe Qipro. E gjithë kjo, e ka shtyrë popullsinë të largohet nga shtëpia, në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Free Traffic Exchange