Gjobat deri në 500 mijë lekë të reja nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit mbi 20 njësi të qeverisjes vendore në Gjirokastër, ka sjellë përplasje mes institucioneve.
Ndëshkimi vjen pas kontrolleve të kryera nga inspektorët e mjedisit dhe pasi janë vërejtur shkelje lidhur me pastërtinë e territoreve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
Sipas kryeinspektorit Kristaq Thimjo, janë penalizuar të gjitha bashkitë e Qarkut, 8 komuna të Gjirokastrës, 2 komuna në Tepelenë dhe 3 komuna në Përmet.
Kryetari i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeinspektorit Thimjo, duke deklaruar se gjoba është totalisht e padrejtë dhe kryeinspektori ka konflikt të pastër interesi me ndërmarrjen që drejton.
Edhe pse pothuajse të gjitha njësitë vendore të Qarkut Gjirokstër janë penalizuar me gjoba, ky qark renditet ndër qarqet më të pastra në rang vendi.
Problematikë kryesore mbeten shtretërit e lumenjve dhe menaxhimi i mbetjeve urbane. Në asnjë prej qyteteve të këtij qarku nuk ka një landfill për përpunimin e plehrave, por vetëm grumbullime të hapura.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/