Report TV - Protesta e PD, "Administrativja": Opozita gjobitet për ndotjen e mjedisit

2016-09-27 0

Partia Demokratike është e detyruar të paguaje 20 mijë lekë të reja pasi ka ndotur mjedisin me një protestë që zhvilloi më 8 Dhjetor të vitit 2015.

Nga protesta e 8 Dhjetorit në 2015, protestues të djathtë të mbështetur nga ish-të përndjekur politikë dogjën bunkerin, duke ndotur ambientin. Gjykata Administrative në këtë mënyrë, pranoi se PD duhet të paguajë 2 nga 7 gjobat që iu vendosën nga Bashkia e Tiranës, në ditën e protestës.

Administrativja rrëzoi gjobat për heqje gurësh dekorative në masën 6.1 milionë lekë, apo urinim në ambjentet publike në vlerën 1.7 milionë lekë.