TIRANE - "Kam ardhur në Shqipëri për turizëm dhe i mohoj të gjitha akuzat që më bëni". Ky është qëndrimi i mbajtur nga piloti italian Giorgio Riformatto pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ku ai doli sot sëbashku me avokatin e tij duke kërkuar ndryshimin e masës së së sigurisë nga "arrest me burg" në "hetim në gjendje të lirë". Paçka kërkesës dhe pretendimit të Riformatos, gjykata vendosi ta lërë atë në burg deri në përfundim të hetimeve.