Avokati i pilotit italian, Aleksandër Ndrejaj, i cili vetëm disa ditë më parë u rrëzua me avionin e tij në Ishëm, ka mohuar akuzat se klienti i tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Në një intervistë të dhënë ai ka shtuar se, klienti i tij nuk ka bërë asnjë deklaratë ku të ketë pranuar një fakt të tillë.
Përveç kësaj, ai shprehet se Guidi ka qenë në Shqipëri më përpara, por thjeshtë si turist, ndërkohë që ka shtuar se në telefonin e tij janë gjetur vetëm numrat e kontaktit të familjarëve të tij dhe jo numra trafikantësh.