Emërimet, PS: Objekti hetimor duhet korigjuar, Halimi: Lojë politike

2015-08-22 0

Tiranë- Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për hetim parlamentar të emërimeve në administratë. Diskutimet e palëve në mbledhje nuk kanë shkuar në një vendim final.
Dhe pse mazhoranca në parim ishte dakord për ngritjen e komisionit, ka shprehur rezerva mbi çështje teknike të objektit të kërkesës së PD, e cila kishte në fokus emërimet e paligjshme të personave të inkriminuar apo të dënuar për trafik narkotikësh.
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes tha se ka elementë teknik të objektit bie ndesh me parimet Kushtetutese të prezumimit të pafajësisë. Megjithatë ai u shpreh optimist për gjetjen e një emëruesi të përbashkët deri ditën e enjte.
Nga ana tjetër opozita nuk reflektoi shumë optimizëm për gjetjen e konsensusit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Eduard Halimi, akuzoi mazhorancën se po bën lojë politike për të shmangur dhe mbuluar emërimet e paligjshme.
Lidhur me pretendimet e mazhorancës për cënim të prezumimit të pafajësisë së personave që do hetohen, Halimi tha se Komisioni ka për qëllim hetimin e qeverisë, të personave që kanë bërë emërimet. Ai shprehu vendosmërinë se opozita do të refuzojë çdo lojë politike që synon të pengojë transparencën.
Partia Demorkratike, gjatë këtyre muajve ka denocuar raste të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtari kriminale.Denoncimi i fundit ishte për Drejtorin e Shërbimeve dhe Personelit në Prefekturën e Tiranës, që sipas zëdhënëses Laura Vorpsi është dënuar në Greqi për trafik droge. Pas denoncimit të PD, Genart Gjashta, dha dorëheqjen nga posti që mbante.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/