Rikthehet aksioni i prishjes në Vlorë, tensione mes banorëve e INUK

2015-08-22 4

Është shoqëruar me tensione aksioni i INUK në zonën e Skelës dhe Ujit të Ftohtë për të prishur disa objekte mes tyre dhe shtëpi të vjetra banimi të ndërtuara nga 1920-1950.
Prishjet bëhen në kuadër të ndërtimit të projektit Lungomare. Mësohet se në plan është prishja e 13 shtëpive.
Banorët kundërshtojnë aksionin. Disa prej tyre deklarojnë se nga çfarë kanë mësuar në gazetë kompensimi do të jetë 2. 4 milionë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të blerë një tjetër shtëpi, ndërsa një pjesë tjetër thonë se nuk kanë asnjë njoftim.
Gazetari ynë në Vlorë Gentian Bellaj informoi se në ndihmë të INUK janë dhe forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë kur ka pasur tensione dhe konflikte verbale.