A1 REPORT në Kiev ndjek zgjedhjet në Ukrainë

2015-08-22 0

UKRAINË - 6 muaj pas revolucionit që rrëzoi nga regjimi ish-Presidentin e Viktor Janukoviç, ukrainasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur pasardhësin e tij. Me një rezultat surprize, miliarderi 48-vjecar Petro Poroshenko arriti të fitojë zgjedhjet presidenciale të 25 majit me 54.7 % të votave duke eliminuar dhe nevojën e një raundi të dytë dhe njëkohësisht përballjen me rivalen më të mundshme, Julia Timoshenko. ish kryeministrja, një prej lidereve të revolucionit portokalli nuk arriti të marrë as 13 % të votave.
Procesi u cilësua demokratik dhe brenda gjithë standardeve demokratike nga misioni i OSBE-ODIHR, më i madhi që ka vëzhguar ndonjëherë zgjedhjet në një vend.

Ola, mjeke në profesion thotë se erdhi në dhjetor nga qyteti i saj Zhytomir, rreth 150 km larg Kievit menjëherë sapo pa pamjet e protestave të dhunshme që shpërthyen në Maidan.

"Kam qëndruar këtu që në fillim të dhjetorit, unë jam mjeke dhe gjatë përleshjeve kur policia Berkud filloi të sulmonte protestuesit jam përpjekur të ndihmoj të plagosurit, ata që ishin viktima të dhunës së policisë. Madje në një rast ndërsa përpiqesha të ndihmoja një djalë të ri poshtë urës nisën të më qëllonin. me pas shefi i policisë më erdhi afër dhe filloi të më bërtiste më të madhe duke më pyetur se përse po e ndihmoja."-Ola


Pavarësisht se turmat nuk janë më, Maidan vazhdon të jetë i mbushur me tenda dhe njerëzit thonë se nuk kanë ndërmend të largohen prej aty deri sa të ndëshkohen të gjithë ata që qëlluan kundër protestuesve.


"Do të vazhdoj të qëndroj këtu deri sa të mbarojnë protestat në lindje të Ukrainës. Ata që duan të jetojnë në Rusi le të shkojnë në Rusi dhe jo të na ndërtojnë Rusinë e tyre këtu në Ukrainë. ndërsa kërkesa jonë kryesore është që Krimea të jetë serish pjesë e Ukrainës. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu deri sa situata të qetësohet në të gjithë vendin."-Ola


Vode Vuxhimish është një tjetër prej atyre që qëndrojnë nëpër tendat e Maidan. I ardhur nga Polonia shumë vite më parë, ai jep mësim të gjuhës polake në universitetin e Kievit dhe ka qenë dëshmitar i protestave të dhunshme në këtë shesh, që i kanë marrë jetën më shumë se 100 protestuesve.


"Të gjithë ata që janë fajtor për vrasjen e njerëzve të ndëshkohen. Veç kësaj, jo vetëm ata që i kanë duart e lara me gjak por edhe ata që bashkëpunuan me regjimin e vjetër duhet të ndëshkohen. Nuk po flas vetëm për bashkëpunëtorët e Viktor Janukoviç por edhe për bashkëpunëtorët e regjimit të mëparshëm komunist. Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për vite, dekada apo histori. Këto janë vitet dhe dekadat e jetës së gjithsecilit prej nesh. Pra pse Polonia përshembull, vendi i të pareve te mi është duke ecur shume mirë ne Bashkimin Europian ndërsa Ukraina vijon të qëndrojë në errësirë. Përçarja e vendit është thjesht pasojë e gjithë kësaj situate. Çdo periudhë tranzicioni ka fillimin e vet dhe qëllimin që duhet arritur dhe përsa kohë vendi nuk do të lejohet të vijojë rrugën e tij, do të vazhdojë të qëndrojë i zhytur në u...

Free Traffic Exchange