Berisha: Faktoj lidhjet e Ramës me mafian, Kryeministri: PD ngeli në duart tuaja e të Kaçit

2015-08-22 1

Tirane-Për orë të tëra Kuvendi është përfshirë në debate të ashpra por dhe në akuza dhe kundër akuza për lidhje me diktaturën regjiminin komunist, dhe Enver Hoxhën një debat jashtë rendit të ditës që ishte planifikuar.
E veçanta e seancës së sotme ishte se përballë për më gati një orë Rama pati sot jo vetëm paraardhësin e tij Sali Berisha por edhe Kastriot Islamin, ish deputetin e PS-së i cili në zgjedhjet e 23 qershorit kandidoi nën siglën e PD-së.
Berisha akuzoi Ramën edhe për lidhje me mafien dhe deklaroi se ishte gati t'i vërtetonte nëse ngrinte komision hetimor. Nga ana e tij Rama akuzoi Berishën dhe Kastriot Islamin si dy komunistë "që janë bërë pjesë e PD për të njëjtat arsye që janë në Parlament për karrierën e tyre të shfrenuar e kanë marrë peng partinë që lindi për të rrëzuar komunizmin." Sipas Ramës Berisha nuk ka asnjë provë vetëm shpifjes.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange